×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Ferizaj, dy të lënduar

    Insajderi
    31 March 2024 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion. Aksidenti ka ndodhur në Ferizaj në mbrëmje.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se nga dy veturat e aksidentuara njëra është me targa të huaja.

    “Me datën 31.03.2024 rreth orës 19:40 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja”.

    Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Ferizajt.

    “Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore”, ka thënë Veseli.

    Njësia përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton mbi shkaqet e aksidentit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark