Insajderi
Lajme

Aksident në Grabovc, treni godet një veturë, tre persona të lënduar

Insajderi
09 January 2026 - 15:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në Grabovc, treni godet një veturë, tre persona të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Grabovc i Poshtëm, ku janë përfshirë një tren udhëtarësh dhe një automjet.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, mbetën të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila dha detaje mbi kohën dhe rrethanat fillestare të incidentit.

“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i Poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar,” deklaroi Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark