Aksident në Kishnicë mes autobusi dhe veture – një person i lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Kishnicë mes autobusi dhe veture – një person i lënduar

    Insajderi
    10 April 2025 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Kishnicë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

    Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime trupore.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

    “Sonte rreth orës 20:00, në fshatin Kishnicë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një autobus dhe një automjet. Një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes“,tha ajo.

    Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut dhe hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark