Insajderi
Lajme

Aksident në Klinë: Një i lënduar në përplasjen mes një veture dhe një traktori

Insajderi
09 April 2025 - 17:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në Klinë: Një i lënduar në përplasjen mes një veture dhe një traktori
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sot në fshatin Nabërgjan të Klinës, shkruan Insajderi.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Insajderin se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor.

“Rreth orës 15:40 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Nabërgjan ka ndodhur një aksident në mes të një mjeti bujqësor- traktor dhe një veture. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se një person është lënduar, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal. Në vendin e ngjarjes hetuesit për të mësuar për shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark