Insajderi
Lajme

Aksident në Leposaviq, lëndohen pesë persona

Insajderi
09 December 2025 - 19:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në Leposaviq, lëndohen pesë persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave që ka ndodhur sot në hyrje të Leposaviqit.

Erduan Baliqi, shef i planifikimit në Operativën Rajonale Mitrovicë–Veri të Policisë së Kosovës tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

“Po, ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Leposaviqit. Kemi pesë të lënduar, ku katër prej tyre janë me lëndime të lehta, ndërsa një është në gjendje kritike”, deklaroi Baliqi.

Sipas tij, i lënduari rëndë është dërguar në repartin intensiv të spitalit të Mitrovicës së Veriut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark