Insajderi
Lajme

Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin – një i lënduar

Insajderi
25 March 2026 - 16:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin – një i lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Mabë. Policia bën me dije se një makinë është përplasur me një motor. Për shkak të përplasjes është plagosur shoferi i motorit rreth 69 vjeç.

Ai është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri rezultoi në gjendje të dehur dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shkruan Euronews.al.

“Lezhë/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Lezhë-Mabë”, automjeti me drejtuese shtetasen I. B. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Z. B., rreth 69 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Z. B., i cili është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi Z. B. rezultoi në gjendje të dehur. Po kryhen veprimet procedurale me këtë shtetas. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark