Insajderi
Insajderi

Aksident në magjistralen Pejë-Klinë, dy persona lëndohen rëndë

Insajderi
11 October 2022 - 19:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në magjistralen Pejë-Klinë, dy persona lëndohen rëndë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur para pak orësh në magjistralen Klinë- Pejë, dy persona janë aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore, por, jashtë rrezikut për jetë.

Informacioni është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:39.

Sipas Gashit, viktimat janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës në gjendje të rëndë shëndetësore, por, jashtë rrezikut për jetë.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes nga ku mësohet se i përfshirë në këtë aksident ka qenë një kombi-bus dhe një veturë.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar.

Video e siguruar nga Insajderi:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark