Insajderi
Lajme

Aksident në Prishtinë, shoferi humb drejtimin dhe dëmton 8 automjetet e parkuara

Insajderi
07 February 2026 - 09:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në Prishtinë, shoferi humb drejtimin dhe dëmton 8 automjetet e parkuara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pak para mesnatës në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar edhe tetë automjete të tjera që ishin të parkuara pranë një qendre tregtare në lagjen Kalabria.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar tutje Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark