Insajderi
Lajme

Aksident në rrugën Dragash-Prizren, dy të lënduar

Insajderi
17 August 2025 - 20:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në rrugën Dragash-Prizren, dy të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Dragash-Prizren.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20.

“Sot më datë 17.08.2025, rreth orës 18:20, në rrugën Dragashë-Prizren është raportuar një aksident trafiku . Si pasojë e aksidentit së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.Përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka liruar rrugën.”, bëri të ditur ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark