Insajderi
Lajme

Aksident në rrugën Klinë-Gjakovë, katër persona të lënduar

Insajderi
04 October 2026 - 16:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në rrugën Klinë-Gjakovë, katër persona të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën rreth orës 13:45 në rrugën Klinë–Gjakovë, konkretisht në fshatin Volljak të Klinës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura. Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, teksa në aksident ka pasur edhe dëme materiale.

Rastin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 13:45, në rrugën Klinë–Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.Përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor.Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, njoftoi Elezaj. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark