Insajderi
Lajme

Aksident në tri vetura në rrugën Viti-Kllokot, tre persona të lënduar

Insajderi
25 May 2026 - 14:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në tri vetura në rrugën Viti-Kllokot, tre persona të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ndërmjet tri veturave në rrugën Viti-Kllokot pasditen e së hënës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 25.05.2026 rreth orës 13:15 kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan”, thotë Osmani.

Osmani tutje ka bërë të ditur se hetuesit e aksidenteve kanë dale në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark