Insajderi
Lajme

Aksident tjetër me fatalitet në Ferizaj, humb jetën 60-vjeçari

Insajderi
18 May 2026 - 13:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident tjetër me fatalitet në Ferizaj, humb jetën 60-vjeçari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Koshare të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore .

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç , vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark