Aksident trafiku me fatalitet në Gllogoc – humb jetën një person - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku me fatalitet në Gllogoc – humb jetën një person

    Insajderi
    28 August 2025 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Gllogoc.

    Sipas raportit të policisë, rasti është raportuar rreth orës 02:08 të datës 27 gusht 2025, kur një mashkull kosovar, duke drejtuar veturën, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur.

    Si pasojë e aksidentit, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar në Emergjencën e Drenasit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

    AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

    Gllogoc / 27.08.2025 – 02:08. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, humb kontrollin mbi veturë dhe është rrokullisur. Si pasojë, i njëjti pëson lëndime trupore dhe transportohet në Emergjencën e Drenasit ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark