Insajderi
Lajme

Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë të Jugut, policia jep detaje

Insajderi
06 February 2026 - 09:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë të Jugut, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Mitrovicë të Jugut.

Sipas informatave zyrtare, më 05 shkurt 2026, rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini”, një veturë ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (SHSKUK).

Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, autoritetet spitalore kanë njoftuar më vonë se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Viktima është identifikuar si mashkull rreth 76-vjeçar. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet lidhur me rastin janë duke u zhvilluar nga njësitet përkatëse policore për të sqaruar rrethanat e aksidentit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark