Aksident trafiku mes tri veturave në Vragoli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksident trafiku mes tri veturave në Vragoli

    Insajderi
    29 August 2022 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 15:00, në Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri vetura.

    Lajmin për Insajderi e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    Ai tha se njëra nga veturat ka qenë me targa të huaja, ndërsa dy me targa vendore.

    “Sot rreth orës 15:00 ne rrugën Nacionale Prishtinë – Pejë në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira janë dy vetura me targa vendore dhe një me targa të huaja. Deri në këto momente një person ka kërkuar ndihmën mjekësorë. Njësitet kompetente policore iu kane përgjigjur rastit për kryerjen e procedurave të nevojshme”, tha Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark