Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në mes pesë veturave, në rrugën Prishtinë-Pejë.
Saktësisht aksidenti njoftohet të ketë ndodhur në segmentin e fshatit Vragoli të Fushë-Kosovës.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona, të cilët thuhet se janë në gjendje stabile shëndetësore.
Aksidenti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë ne drejtim të Prishtinës pasi qarkullimi është realizuar vetëm në një shirit te rrugës”, ka thënë Hoxha.