Aksident tragjik në aksin Lezhë–Shkodër, kamioni me targa serbe shkakton një viktimë dhe katër të plagosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident tragjik në aksin Lezhë–Shkodër, kamioni me targa serbe shkakton një viktimë dhe katër të plagosur

    Insajderi
    23 July 2025 - 23:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një kamion me rimorkio që transportonte ngarkesë të rëndë,  me targa serbe dhe si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

    Një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre është nisur drejt spitali të traumës në Tiranë. Mes të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.

    Banorët e zonës dhe policia bënë përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga kanali. Në ndihmë të të plagosurve kanë ardhur disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark