Insajderi
Lajme

Aksident tragjik në Pestovë të Vushtrrisë, humb jetën një person

Insajderi
19 March 2026 - 21:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Edhe pse në rrethana ende të paqarta, dyshimet e para janë se viktima mund të jetë një zyrtar policor, mirëpo ky detaj mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Njësitet policore dhe ekipet mjekësore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar sapo të bëhen të ditura detajet e reja rreth këtij rasti tragjik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark