Insajderi
Botë

Aksident zinxhir në SHBA – Përfshihen 45 makina, shkak stuhia e borës

Insajderi
01 December 2025 - 14:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident zinxhir në SHBA – Përfshihen 45 makina, shkak stuhia e borës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident zinxhir që përfshinte 45 automjete ndodhi në një autostradë ndërshtetërore në Indiana, SHBA.

Aksidenti ndodhi në korsitë perëndimore të autostradës I-70 pranë Terre Haute, shkaku i reshjeve të borës.

Zyrtari i Marrëdhënieve me Publikun i Policisë Shtetërore të Indianës, Matt Ames, tha se askush nuk u lëndua rëndë.

Më pas, Ames raportoi se të gjitha automjetet e përfshira në aksident ishin hequr nga rruga.

“Njerëz, nëse mund të qëndroni në shtëpi, qëndroni në shtëpi. Duhet të ngisni me zgjuarsi kur të fillon të bjerë borë, të ngadalësoheni, të siguroheni që keni lidhur rripat e sigurimit”, tha ai.

Një sanduiç mobilizon gjithë ushtrinë spanjolle
Read more


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark