Aksidenti fatal në Ferizaj: Sot jepet lamtumira për Leonard Avdylin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti fatal në Ferizaj: Sot jepet lamtumira për Leonard Avdylin

    Insajderi
    21 April 2025 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vet-aksident që ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj humbi jetën një person.

    I riu që humbi jetën në këtë aksident është Leonard Avdyli.

    Ai vdiq si shkak i lëndimeve të rënda të marra në aksident.

    Në kohën kur edhe ndodhi aksidenti ai në veturë ishte bashkë me një grua, e cila po trajtohet në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Familjarë të viktimës kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 17:00, në lagjen Berishë të fshatit Greme.

    “Rruga Prishtinë – Ferizaj/ 20.04.2025 – 04:32. Si pasojë e një vet-aksidenti trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë ka humbur jetën shoferi mashkull kosovar dhe ka pësuar lëndime trupore pasagjerja femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark