Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet, ndërsa motoçiklisti ka humbur jetën.
“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti për media.