Insajderi
Lajme

Aksidenti fatal në Mitrovicë, vdes një 30-vjeçar – Policia jep detaje

Insajderi
18 February 2026 - 23:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti fatal në Mitrovicë, vdes një 30-vjeçar – Policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 30-vjeçar i aksidentuar është dërguar pa shenja jete sonte në Spitalin e Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti, tha se si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur një person i moshës rreth 31 vjeçar.

“Rreth orës 21:37, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutlloc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin, janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Zaiti.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark