Aksident i rëndë, humb jetën një grua në moshën 72vjeçe, një tjetër dërgohet në spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë, humb jetën një grua në moshën 72vjeçe, një tjetër dërgohet në spital

    Insajderi
    22 March 2022 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident ka ndodhur këtë të martë në Kuçovë. Një shtetas i paidentifikuar ka aksidentuar dy qytetare.

    E aksidentuara Leme Mara,72-vjeçe ka humbur jetën në spital, ndërsa e aksidentuara File Ahmeti,74-vjeçe është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë.

    Drejtuesi i motomjetit ende nuk është identifikuar, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Informacion paraprak

    Sot rreth orës 18:45, në rrugën e varrezave, Kuçovë, një shtetas ende i paidentifikuar duke drejtuar një motomjet motor, ka aksidentuar shtetaset F.A., 74 vjeçe dhe L.M., 72 vjeçe, të cilat po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat.

    Drejtuesi motomjetit pas aksidentit është larguar nga vendingjarjes, shërbimet e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Policisë Kuçovë, po punonjës për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark