×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Aksidenti me 8 të vdekur në Kylcyrë, identifikohet drejtuesi i automjetit, 24 vjeç nga Shkodra

    Insajderi
    02 April 2024 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aksidenti me 8 të vdekur në Kylcyrë, identifikohet drejtuesi i automjetit, i cili është Edison Bregaj. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë informacion për identitetin 7 emigrantëve të paligjshëm që ndërruan jetë në makinë me të.

    Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa sipas policisë se shoferi nga Shkodra ka shtuar shpejtësinë e mjetit, për t’i iku patrullës së policisë që e kishte pikasur në këtë aks.

    “Në vijim të informacionit paraparak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), ju informojmë se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

    Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, Balla: Shumë i prekur, shkaku ka qenë ikja me shpejtësi
    Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.” – njofton policia.

    Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark