Aksidenti me tre të vdekur në Çubrel: Ndalohet për 48 orë zyrtari policor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti me tre të vdekur në Çubrel: Ndalohet për 48 orë zyrtari policor

    Insajderi
    27 January 2025 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona vdiqën të dielen mbrëma si pasojë e një aksidenti në fshatin Çubrel të Skenderajt.

    Po ashtu nga ky aksident u lënduan edhe pesë të tjerë, në mesin e tyre katër policë.

    Lidhur me rastin një zyrtar policor është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

    Polici dyshohet se ishte duke drejtuar automjetin zyrtar me të cilin kishte shkaktuar aksidentin.

    Kështu ka bëri të ditur zëdhënësi Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Valon Preteni.

    “Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile. Si pasojë e aksidentit, tre persona që kanë qenë në veturë civile kanë ndërruar jetë, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupat e tyre janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Për këtë rast, është ndaluar një person me vendim të prokurorit për 48 orë, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik – me fatalitet”, tha ai.

    Ai tregoi gjithashtu se rasti është duke u hetuar në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës.

    Më herët IPK-ja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e policit i cili dyshohet se me veturë zyrtare ishte aksidentuar me veturën civile, me ç’rast vdiqën tre persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark