Insajderi
Insporti

Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagreb, po e kërkon ky klub

Insajderi
28 January 2025 - 19:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagreb, po e kërkon ky klub
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eyupspor ka shfaqur interes për blerjen e Arbër Hoxhës, sulmuesit anësor shqiptar që aktualisht luan për Dinamo Zagrebin.

26-vjeçarin klubi turk e konsideron atë si një alternativë ndaj Ahmed Kutucu, i cili së fundmi kaloi te Galatasaray.

Negociatat në lidhje me këtë transferim janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive.

Ndjekja e Hoxhës përputhet me strategjinë më të gjerë të Eyupspor për të forcuar opsionet e sulmit, siç kërkohet nga trajneri i tyre, Arda Turan.

Do të ishte një hap interesant për Hoxhën kalimi në elitën e futbollit turk, ndërsa për trajner do të kishte një nga legjendat e futbollit të këtij vendi, i cili së fundmi ka pranuar se ka prejardhje shqiptare nga Kosova.

Turan gjithashtu ka shprehur dëshirën që klubi të nënshkruajë me Umut Bozok nga Trabzonspor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark