Insajderi
Lajme

Aksidenti me tri viktima në magjistralen Mitrovicë-Pejë, policia jep detaje

Insajderi
26 January 2025 - 21:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti me tri viktima në magjistralen Mitrovicë-Pejë, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre të vdekur kanë mbetur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, ku njëra nga ta ka qenë veturë zyrtare e policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar më herët se nga aksidenti me fatalitet kanë mbetur tre të vdekur, shkruan Insajderi.

Lidhur me këtë, ka lëshuar një njoftim edhe Policia e Kosovës. PK’ja ka thënë se tre nga personat që kanë humbur jetën janë persona civilë, ndërsa lëndime kanë pësuar pesë persona të tjerë, katër nga ta zyrtarë policorë.

“Sonte rreth orës 18:40, është  raportuar për  aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të  Skenderajt.

Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër  prej tyre zyrtarë policor”, njofton PK’ja.

Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark