×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksidenti në kufirin Hungari-Serbi ku u përfshinë mërgimtarët – Flasin për Insajderin nga Ambasada në Budapest

    Insajderi
    28 July 2022 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident zinxhiror në afërsi të kufirit Hungari-Serbi është raportuar mëngjesin e sotëm. Në këtë aksidente raportohet se janë të përfshira edhe veturat e mërgimtarëve që po vinin drejtë Kosovës për pushime.

    Media hungareze Daily News shkruan se në aksident janë të përfshira gjashtë vetura, në mesin e të cilëve edhe shtetas të Zvicrës dhe Gjermanisë, të cilët ishin nisur drejt Kosovës.

    Deri tani sipas raportimeve të organeve policore hungareze, nuk ka viktima dhe të lënduar por vetëm me dëme materiale.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Ambasadën e Kosovës në Hungari për të marrë informacion nëse ndonjë mërgimtar ka kërkuar ndihmë në këtë institucion, pas aksidentit në kufirin e këtij shtetit.

    Këshilltari i kësaj ambasade, Albert Kuqi tha për Insajderin se deri në këto momente nuk ka ndonjë informacion nga autoritet hungareze për aksidentin në fjalë, ku përfshihen edhe qytetarët e Kosovës.

    “Deri në këtë moment nuk është lajmëruar askush prej kosovarëve në ambasadë dhe nuk kemi asnjë informatë zyrtare prej autoriteteve hungareze lidhur me aksidentin, ku janë të përfshirë qytetarët tonë të Kosovës”, tha Kuçi për Insajderin.

    Sipas Kuqit, në disa raste ndodhë që për qytetarët të cilët kanë pasaportë austriake apo gjermane nuk njoftohen nga autoritetet hungareze pasi nuk i përcaktojnë si shqiptarë.

    Ndonëse, deri më tani asnjë kosovar nuk ka kërkuar ndihmë në ambasadë.

    “Zyrtarisht nuk kemi informacion nga autoritet hungareze sepse zakonisht na njoftojnë kur janë shtetas të Kosovës. Ndonjëherë po na ndodhe që janë shtetas me pasaporta austriake dhe gjermane dhe nuk na njoftojnë sepse nuk i përcaktojnë qe janë shqiptarë. Por, për momentin nuk ka ndonjë kosovarë që është lajmëruar, nëse do të ketë ne do të interesohemi”, shtoj më tej Kuçi për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark