Insajderi
Lajme

Aksidenti në Malishevë, dy viktimat janë nga Rahoveci

Insajderi
05 September 2025 - 22:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti në Malishevë, dy viktimat janë nga Rahoveci
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Astrazup, ku dy qytetarë nga Komuna e Rahovecit humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar.

Kastrati ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tij me familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për aksidentin e sotëm tragjik në fshatin Astrazup të Malishevës, ku humbën jetën dy qytetarë nga komuna e Rahovecit dhe u lënduan dy të tjerë. Në emër të Komunës së Malishevës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, familjen Popaj nga fshati Fortesë dhe familjen Krasniqi nga fshati Krushë, dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarit”, u shpreh Kastrati.

Ai ka shtuar se në këto momente të rënda, institucionet dhe qytetarët e Malishevës janë pranë familjeve që kanë pësuar humbje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark