Insajderi
Lajme

Aksidenti në Strellc të Deçanit- Pesë të lënduar, policia jep detajet

Insajderi
29 April 2024 - 20:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti në Strellc të Deçanit- Pesë të lënduar, policia jep detajet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë mes dy veturave dhe një kamioni  ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Strellc të Komunës së Deçanit.

Nga video e dërguar tek Insajderi, shishet se si kamioni është rrotulluar ndërsa veturat janë dëmtuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompentente.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, njoftoi Fadil Gashi.

Pamjet:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark