Insajderi
Lajme

Aksidenti në Zahaq të Pejës, lëndohen shtatë persona

Insajderi
17 September 2024 - 19:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti në Zahaq të Pejës, lëndohen shtatë persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në  Zahaq të Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar shtatë persona.

Prej tyre, katër janë liruar e tre të tjerë po trajtohen ende, por jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë”. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark