Tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në një tragjik, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes në rrugën Poseidonos, pranë Glyfadës në Greqi.
Njëri prej të plagosurve, 18 vjeç, ndodhet i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv dhe në gjendje kritike për jetën.
Aksidenti ndodhi rreth orës 02:00, në drejtimin e lëvizjes për në Athinë. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me pesë persona humbi kontrollin për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar dhe u përplas me shpejtësi të lartë me gardhin e një hoteli.

Përplasja ishte jashtëzakonisht e fuqishme dhe automjeti u dëmtua pothuajse plotësisht. Mbetjet e makinës u shpërndanë në një zonë të gjerë përreth vendit të aksidentit.
Nga përplasja humbën jetën në vend shoferi 23-vjeçar dhe dy pasagjerë, njëri 18 vjeç dhe tjetri 26 vjeç.
