Sot rreth orës 18:00 janë aksidentuar 4 vajza përkatësisht pranë mensës së studentëve në “Ulpianë”.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Në përgjigjien e policisë thuhet se vajzat e aksidentuara janë dërguar për trajtim në QKUK.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësor. Për pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Borovci për Insajderin