Aksidentohen tri vetura në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohen tri vetura në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka të lënduar

    Insajderi
    13 January 2025 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë përgjatë së hënës.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark