Një aksident trafiku ku është përfshirë një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradën Prizren–Prishtinë. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Bajram Krasniqi.
“Në ora 09:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë (kilometri i 51-të). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e trafikut e autostradës është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes”.
Krasniqi shtoi se njëri shirit i lëvizjes është bllokuar përkohësisht.