×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksidentohet një veturë e policisë pranë shtëpisë së Sylejman Selimit

    Insajderi
    07 March 2024 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke vazhduar bastisjet tek shtëpia e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, në lagjen “Qëndresa” në Veternik.

    Bastisja ka filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe është duke vazhduar ende, ku para shtëpisë së tij shihen një numër i madh i policisë së Kosovës.

    Policia ka bllokuar rrugën në dy anët që të drejtojnë afër shtëpisë së Selimit.

    Gjatë bastisjes, para shtëpisë së ish-komandantit ndodhen disa vetura të Policisë së Kosovës dhe disa të tjera civile që besohet se janë të Eulex-it.

    Derisa po kryhen bastisjet është aksidentuar një veturë e Policisë së Kosovës e cila ishte duke qëndruar përballë shtëpisë.

    Në vend të ngjarjes kanë dal njësitet e trafikut.

    Foto nga vendi i ngjarjes:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark