Insajderi
Lajme

Aksidnet zingjiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen 8 persona

Insajderi
21 July 2024 - 23:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidnet zingjiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen 8 persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 Një aksident mes katër veturave ka ndodhur pasditen e sotme në kilometrin e 40-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Si pasojë, tetë persona kanë mbetur të lënduar. Kështu tha për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth ores 18:40 ne autostraden “Dr. I. Rugova” km-40 eshte shkaktuar një aksident trafiku me lendime . Te perfshira kane qene  04 automjete me targa vendore. Sipas informatave fillestare jane raportuar  08 persona te lenduar.  Rastet te tilla te aksidenteve shpesh po rezultojne me fatalitet andaj apelojme tek drejtuesit e automjeteve te jene me te kujdesshem dhe te respektojne rregullat ne trafik. Policia me njesitet e saj po ndermerr dhe do te ndermerr masa rigoroze ndaj kundervajtesve qe shkelin rregullat ne trafik.”, tha Hoxha


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark