Insajderi
Lajme

Aksion i Krimeve Ekonomike në Mitrovicë, ndalohen 34 komisionerë zgjedhorë të dyshuar për falsifikim të votave

Insajderi
01 February 2026 - 14:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksion i Krimeve Ekonomike në Mitrovicë, ndalohen 34 komisionerë zgjedhorë të dyshuar për falsifikim të votave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksion i Krimeve Ekonomike është zhvilluar sot në rajonin e Mitrovicës, ku janë identifikuar dhe proceduar komisionerë zgjedhorë të dyshuar për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se deri më tani janë intervistuar shumica prej 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, ka konfirmuar se 34 nga ta janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i votave”.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se kanë manipuluar rezultatet zgjedhore.

“Gjithsej 43 kryesues janë arrestuar, ndërsa 34 prej tyre janë ndaluar për 48 orë. Ata dyshohen për veprën penale ‘Falsifikimi i votave’”, ka deklaruar Preteni.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark