Insajderi
Lajme

Aksion i KRU Prishtina: Shkyçen borxhlinjtë nga rrjeti i ujësjellësit

Insajderi
16 October 2026 - 10:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksion i KRU Prishtina: Shkyçen borxhlinjtë nga rrjeti i ujësjellësit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka intensifikuar aksionet në terren për shkyçjen e konsumatorëve që kanë borxhe të mbetura, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, KRU “Prishtina” bëri të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar shtatë shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit në kryeqytet.

KRU Prishtina ka njoftuar konsumatorët më 15 tetor se kanë 10 ditë afat për pagesën e faturave të ujit, në të kundërtën do të përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark