Insajderi
Lajme

Aksion i madh i Prokurorisë Themelore në Pejë-Cak argjendaritë

Insajderi
13 February 2026 - 12:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksion i madh i Prokurorisë Themelore në Pejë-Cak argjendaritë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një operacion i gjerë është zhvilluar të premten në qytetin e Pejës, ku autoritetet kanë ndërmarrë veprime në kuadër të një aksioni të koordinuar institucional.

Insajderi merr vesh se aksioni është udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike, Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

Ekipet kanë zbarkuar në zonën e njohur si Çarshia e Gjatë, ku në fokus të kontrollit kanë qenë disa argjendari.

Kryeprokurorja, tre prokurorë dhe hetuesit e krimeve ekonomike kanë dalë në terren, të shoqëruar nga dhjetëra inspektorë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark