Insajderi
Lajme

Aksion i përbashkët në Leposaviq, kapet automjeti kontrabandë me 600 kg djathë dhe mallra të tjera

Insajderi
18 November 2025 - 09:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksion i përbashkët në Leposaviq, kapet automjeti kontrabandë me 600 kg djathë dhe mallra të tjera
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dje rreth orës 16:30, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë zbatimit të një plani operativ në rajonin e Leposaviqit, në fshatin Junake, kanë ndaluar një automjet që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes vijës së gjelbër, rrugëve të paautorizuara.

Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se transportoheshin rreth 600 kg djathë, veshmbathje tekstili dhe medikamente, me vlerë të përafërt rreth 7,000 euro, njofton Dogana e Kosovës.

Sipas njoftimit, malli është sekuestruar dhe procedurat ligjore janë iniciuar sipas kompetencave të Doganës së Kosovës. Rasti po trajtohet në koordinim me organet hetimore për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme.

Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm përmes veprimeve të koordinuara me institucionet e sigurisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark