Aksion i policisë ndaj shitësve ambulant në Pejë, sekuestrohen 66 thika e mjete tjera ilegale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i policisë ndaj shitësve ambulant në Pejë, sekuestrohen 66 thika e mjete tjera ilegale

    Insajderi
    11 December 2024 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka kryer një plan operativ në Pejë, ku tek tre shitës ambulant ka gjetur dhe sekuestruar 66 briska, pesë boksa metalikë, dy revole shkrepse dhe një shufër metali.

    Plani është realizuar në rrugën “Qarshia e Gjatë”.

    “Tё gjitha veprimet janё marrё nё koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi:

    Sekuestrohen mjete tё mprehta, boksa metali, revole shkrepse, shufёr metalike nё Pejё

    Pejë, 11 dhjetor 2024

    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 11.12.2024, ka realizuar planin Operativ, “Qarshija e Gjatё”, duke asistuar Inspektorët komunal tё tregut tё Komunёs sё Pejёs, plani ёshtё realizuar nё rrugën “Qarshia e Gjatё” nё Pejё.

    Duke përfillur procedurat ligjore, tek tre (3) persona tё dyshuar (shitёs ambulant) janё gjetur dhe sekuestruar:

    • Gjashtёdhjetё e gjashtё (66) mjete tё mprehta (brisk)

    • Pesё (5) boksa metalik

    • Dy (2) revole shkrepsё

    • Njё (1) shufёr metali

    Tё gjitha veprimet janё marrё nё koordinim me Prokurorin e Shtetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark