×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksion i policisë në Mitrovicë të Veriut, dyshohet për laborator droge

    Insajderi
    07 August 2023 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës është duke kryer aksion policor në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicën e Veriut pasditën e së hënës. Aty po dyshohet të jetë një laborator droge.

    Lajmi është bërë i ditur për Gazetën Insajderi nga zëvendëskomanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

    “Pas informacioneve të pranuara nga sektori për luftimin e narkotikëve Mitrovica Veri në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Veri ka kryer një kontroll në një banesë në rrugën e kaloshinit saktësisht në katin 11 tek tre rrokaqiejt”, deklaron Elshani.

    Ai, më tej, ka njoftuar për konfiskimin e kartelave grafike dhe poqave elektrikë në shfrytëzim të rritjes së kanabisit.

    “Në banesën që është shfrytëzuar nga S.M. (KosovarSerb) janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilator, poqa elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llamp elektrike për laborator, 51 fishekë , 8 shok bomba të modifikuara”, ka bërë të ditur më tej Elshani.

    I njëjti ka bërë të ditur se i dyshuari nuk ka qenë në banesë gjatë kohës sa është kryer bastisja. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark