Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri raste të ndryshme gjatë bastisjes së shtëpive të pabanuara në Zubin Potok, janë gjetur qindra fishekë e pajisje ushtarake.
Një gjë e tillë u bë e ditur në raportin ditor të së hënës nga Policia e Kosovës. Që të gjitha bastisjet u zhvilluan më 5 korrik rreth orës dy të mëngjesit, raporton Gazeta Insajderi.
Rasti i parë:
Zubin Potok / 05.07.2026 – 02:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe konfiskuar 432 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 18 fishekë të kalibrit të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.
Rasti i dytë:
Zubin Potok / 05.07.2026 – 02:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe konfiskuar 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake, dhe tri pajisje ushtarake për ushqim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.
Rasti i tretë:
Zubin Potok / 05.07.2026 – 02:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore. /Insajderi.org/