Insajderi
Lajme

Aksion i Prokurorisë Speciale në “Eko Regjioni”, dy zyrtarë të arrestuar

Insajderi
26 January 2026 - 10:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksion i Prokurorisë Speciale në “Eko Regjioni”, dy zyrtarë të arrestuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të hënën në mëngjes janë arrestuar A.G dhe R.Z, nën dyshimet për përfshirje në vepra të rënda penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe prokurimin publik.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari A.G po hetohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal.

Ndërkohë, R.Z dyshohet për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik”, nga neni 415 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të KPRK-së.

Në kuadër të këtij rasti, hetuesit policorë kanë zhvilluar bastisje në disa lokacione në Prizren dhe Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni”, si dhe hapësirat e një subjekti privat.

Prokuroria Speciale bën të ditur se urdhri për kontroll është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për parregullsi në një aktivitet tenderimi.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë një pushkë automatike AK-47, si dhe para të gatshme. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark