Organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, kanë organizuar një kampanjën kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë.
Në Sheshin Nëna Terezë vendosur kukullave me maska kundër ndotjes së ajrit, të cilat mbajnë edhe mbishkrime sensibilizuese.
Është njoftuar se gjatë ditës do të bëhet edhe matja e drejtpërdrejtë e cilësisë së ajrit, nga anëtarët e projektit dhe do të ketë hapësira për informimin e qytetarëve. Po ashtu organizatorët do të ofrojë edhe broshurave dhe maskave kundër ndotjes.
Projekti “Making Sense” është projekt inovativ i Komisionit Evropian që në Kosovë implementohet nga PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim.
“Qëllimi i projektit është aftësimi i qytetarëve që të masin vetë gjendjen e mjedisit të tyre, të krijojnë kampanja nga rezultatet e dhëna, dhe së bashku me akterë kryesorë të synojnë ndryshime pozitive në fushën e mjedisit në Kosovë. Ky projekt për herë të parë në Kosovë sjell pajisje inovative për matjen e cilësisë së ajrit që do të përdoren nga vetë qytetarët”, thuhet në njoftim./Insajderi.com