Insajderi
Lajme

Aksion në Vlorë – Arrestohen dy 25-vjeçarë, sekuestrohet armë dhe drogë

Insajderi
05 March 2026 - 12:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksion në Vlorë – Arrestohen dy 25-vjeçarë, sekuestrohet armë dhe drogë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Vlorës ka arrestuar dy 25-vjeçarë gjatë një kontrolli të zhvilluar në fshatin Babicë e Madhe.

Në pranga u vu drejtuesi i automjetit,  i cili qarkullonte me një pistoletë me 5 fishekë në çantën e tij. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe 20 fishekë të tjerë, një sasi të dyshuar narkotike kanabis dhe një maskë plastike.

Po ashtu u sekuestruan katër telefona celularë dhe automjeti tip “Benz”. Pasagjeri në automjet  u arrestua për moskallëzim krimi.

Policia e Vlorës vijon hetimet për të verifikuar përfshirjen e tyre të mundshme në ngjarje të tjera kriminale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark