Insajderi
Showbiz

Aksioni i mesnatës në Turqi, Can Yaman përfundon në polici

Insajderi
10 January 2026 - 13:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksioni i mesnatës në Turqi, Can Yaman përfundon në polici
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksion i rëndësishëm policor ka tronditur botën e showbiz-it në Turqi gjatë orëve të fundit. Sipas mediave vendase, operacioni i shtrirë në disa pika kyçe të Stambollit ka çuar në shoqërimin e shtatë personave, mes të cilëve figura mjaft të njohura.

Aktori i njohur Can Yaman dhe aktorja Selen Gorguzel janë shoqëruar nga autoritetet pas kontrolleve të befasishme që u ushtruan në 9 klube nate dhe në një hotel të njohur në zonën e Bebek-ut. Mësohet se personat e ndaluar do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ky aksion vjen si vazhdimësi e një hetimi të nisur më 5 janar, i cili deri më tani ka çuar në arrestimin e 19 personave. Hetimet e Prokurorisë po kryhen mbi dyshimet për: Përdorim dhe nxitje të përdorimit të substancave të ndaluara dhe lehtësim të aktiviteteve të paligjshme në ambiente publike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark