Aksioni i policisë në Prizren- Sekuestrohen 175 bimë kanabis të cilat kultivoheshin brenda banesës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni i policisë në Prizren- Sekuestrohen 175 bimë kanabis të cilat kultivoheshin brenda banesës

    Insajderi
    24 April 2025 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një aksion të zhvilluar në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren, të mërkurën rreth orës 12:00, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme që lidhen me kultivimin dhe përpunimin e substancave narkotike.

    Të arrestuarit janë një mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë, një femër po ashtu shtetase e Shqipërisë, si dhe një mashkull kosovar.

    Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të realizuar në dy banesa të ndara, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi narkotikësh të llojit marihuanë, 175 bimë të mbjella të llojit Kanabis Sativa, pajisje përcjellëse të laboratorit të kultivimit si dhe gjashtë telefona mobilë që dyshohet se janë përdorur për komunikim dhe koordinim të aktivitetit kriminal.

    “Janë arrestuar një mashkull shtetas i R. Shqipërisë, një femër shtetase e R. Shqipërisë dhe një mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të dy banesave, janë gjetur dhe sekuestruar sasi e narkotikëve të llojit marihuanë, 175 bimë të mbjellura Kanabis Sativa, pajisje përcjellëse të laboratorit për kultivim dhe 6 telefona mobil. Bimët narkotike si dhe pajisjet përcjellëse me urdhër të prokurorit janë shkatërruar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

    Ndërsa është bërë e ditur se tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark