Portali serb RadioKim raporton se aksioni i Policisë për konfiskim të mallrave të kontrabanduara ka vazhduar në Zveçan.
Sipas këtij portali, situata në këtë qytet është e tensionuar. Sipas videove, policët shihen teksa përgjigjen me gaz lotsjellës.
“Qytetarët serbë po mblidhen në qytet. Është bllokuar rruga ‘Kafeneja e Komos’”, ka shkruar RadioKim.
Më herët Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksion në veri të Mitrovicës, për të konfiskuar mallin e kontrabanduar. Aksioni po kryhet në disa qytete dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.
Policia është sulmuar gjatë punës edhe në veri të Mitrovicës.